E patë performancën e Duas në stadiumin e Kievit, por ja çka bëri ajo në prapaskenë (Foto/ Video)
Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ishte ajo që me këngët e saj hapi Ligën e Kampionëve që u mbajt të shtunën në Kiev të Ukrainës.
Dua performoi në mënyrë të zjarrtë disa nga hitet e saj dhe padyshim që krijoi një atmosferë të papërshkrueshme, transmeton Periskopi.
Por janë disa momente që para kamerave nuk janë vënë në pah. Është vetë këngëtarja që në Instagramin e saj ka publikuar disa fotografi gjatë pjesëmarrjes së saj në Champions Leauge.
Dua shihet shumë e lumtur, ndërkohë që edhe ka bërë gjeste interesante. Në një foto shihet se si ajo ngreh këmbën lart drejt aparatit. Si dhe shumë momente të tjera nga prapaskena.
Kujtojmë që ndeshja Real- Liverpool përfundoi 3 me 1, e që Los Blancos arritën të ngrisin kupën lartë./Periskopi/
https://www.youtube.com/watch?v=I6UF-fEyfRM












