E pazakontë: Aktori i famshëm serb i “La Casa de Papel” falenderon në gjuhën shqipe

E pazakontë: Aktori i famshëm serb i “La Casa de Papel” falenderon në gjuhën shqipe

Seria e famshme e Netflix “La Casa de Papel” ose “The Money Heist” e ka përfunduar shfaqjen e sezonit të tretë pas dy sezoneve shumë të suksesshme në vitet e kaluara.

Një ndër personazhet më interesante të këtij filmi është edhe Helsinki, që luhet nga një aktor serb [Darko Periq). Personazhi shfaq një “kriminel lufte” që ndihmon një grup kriminelësh tjerë të plaçkisin fillimisht fabrikën e parave në Spanjë e më pas edhe Bankën e Spanjës, shkruan Periskopi.

Së fundi, Periq ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook ku falenderon në gjuhë të ndryshme të botës, përfshirë serbishten. Por, aty mund të shihni edhe falenderimin në gjuhën shqipe, që ka lënë shumë adhurues shqiptarë të kësaj serie me mjaft pikëpyetje.

Shpërndaje në: