E pazakontë, Sanchez rrëfen si kishte luajtur futboll në burg
Në rrugëtimin e tij për t’u bërë profesionist Sanchez ka luajtur shpesh edhe në një burg në qytetin e tij të lindjes.
“Si fëmijë doja të bëhesha futbollist profesionist. Doja të fitoja dhe të arrija sa më larg”, ka thënë Sanchez, transmeton Koha.net.
“Kam luajtur nëpër turne të vegjël. Luajta portier. Isha i lumtur për aq sa luaja futboll. Luajta me më të mëdhenj – shumë prej tyre më kanë pëlqyer”, ka shtuar ai.
“Luajta në rrugë, por shpesh luaja në një burg. Aty luanim në një fushë të keqe dhe gjithmonë luajta në portë”.



