E pazakontë, shqiptarja e dënuara për vrasje konkurron në “The Voice of Albania” (Video)
Ajo është Fatbardha Gjoni nga fshati Baz i Burrelit e cila tre vjet më parë vrau me 20 plumba një 36 vjeçar.
Fatbardha kishte dërguar të dhënat e saj që nga burgu i grave në Tiranë, ku edhe u bë audicioni i saj i parë.
Më pas ajo u fut në audicionet e fshehura të The Voice, shkruan shqipërimaime.al
30 vjeçarja këndoi mbrëmjen e djeshme para publikut por asnjëri nga anëtarët e jurisë nuk u kthye për ta bërë pjesë të skuadrës.



