E përçudshme: Investohen 3 milionë euro në palestrën e Rahovecit dhe nuk ka vend për vendosjen e kamerave
Është hapur sot “Final 8” i Kupës së Kosovës në basketboll në Palestrën e ndërtuar të Rahovecit.
Në palestër janë investuar 3 milionë Euro nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport, mirëpo përkundër se në pamje të brendshme dhe jashtme palestra duket evropiane, ajo ka mangësitë e saj.
Punëkryesi duket se nuk ka paraparë më shumë se vendosjen e 2-3 kamerave në zonën e mediave.
Gazeta Olle ka siguruar foto ku shihet se kamermanët e disa prej mediave elektronike janë detyruar të vendosin kamerat në ulëset e shikuesve, shkruan Gazeta Olle.
Fatmirësisht sot salla nuk është e stërmbushur, pasi një gjë e tillë vështirë se do të ndodh në finale e së dielës, kur kamermanat nuk do të kenë hapësira as në ulëset e tifozëve.




