E përzë nga spitali futbollistin që e lëndoi

E përzë nga spitali futbollistin që e lëndoi

Rusi kishte përdorur bërrylin dhe kishte goditur rivalin e tij, i cili përfundoi në spitalin rajonal të Gjilanit, ku vazhdon ende të marrë tretmanin mjekësor.

Përderisa Rusi pohon se goditja ka qenë e paqëllimshme, te Liria insistojnë se ajo ishte e qëllimshme dhe për më shumë, ankohen se kanë përjetuar ‘ferrin’ dje në Gjilan.

Kjo ka acaruar prizrenasit sa që sot nuk e kanë lejuar Rusin që ta vizitojë Memajn në spital.

Gazetasheshi.com merr vesh se Rusi ka shkuar në spital t’i kërkojë falje Albin Memajt, teksa ky i fundit e ka kthyer mbrapshtë duke i thënë se nuk ke çfarë kërkon këtu. Mësohet se sot nuk është lejuar as kryesia e Gjilanit që ta vizitojë futbollistin e Lirisë.

Ndërkohë, Liria ka falënderuar stafin mjekësor për përkujdesjen maksimale ndaj futbollistit.

Shpërndaje në: