E pranon Casillas: Kam mësuar nga Buffon si fëmijë, nuk do të ketë më si ai

E pranon Casillas: Kam mësuar nga Buffon si fëmijë, nuk do të ketë më si ai

Dy skuadrat në fjalë do të përballen në Ligën e Kampionëve në mesjavë, ndërsa spanjolli ka fjalë të mëdha për italianin.

“Jam me fat që jam tre vjet më i ri se Gigi. Isha 14 vjeç kur kam filluar dhe ai ishte 18, unë kam qenë në gjendje të shoh dhe të vlerësojë stilin e tij dhe personalitetin”, ka thënë Casillas.

“Ndërsa rritesha, unë shikoja atë dhe pastaj kemi evoluar së bashku dhe kemi pasur karriera të ngjashme. Ne të dy kemi fituar shumë dhe shpesh jemi përballur kundër njëri-tjetrit”, shtoi spanjolli. /Periskopi.com

Shpërndaje në: