E pranon ylli i Barcelonës: Po të ishte Ronaldo në La Liga, gjërat do ishin ndryshe
Mbrojtësi i Barcelonës, Nelson Semedo është i bindur se Real Madridi do të ishte më konkurrues dhe fitimi i La Ligës do ishte më i vështirë për ekipin e tij këtë sezon, nëse Ronaldo do ishte ende pjesë e ‘Los Blancos’.
Ronaldo u largua drejt Juventusit në verë dhe Realit ka vuajtur që pas largimit të tij – duke pasur një nga sezonet më të dobëta në kampionatin spanjoll dhe duke u eliminuar në Ligën e Kampionëve.
Klubi që udhëhiqet nga Florentino Perez shkarkoi edhe dy trajnerë gjatë kësaj periudhe – Julien Lopetegui dhe Santiago Solari, derisa tashmë pas nëntë muajve kanë rikthyer në stol Zinedine Zidane, transmeton Periskopi.

”Real Madridi e ka ndjerë shumë mungesën e tij”, tha Semedo për kanalin televiziv portugez SIC.
”Nuk mund të them se ishte keq për ne[Barcelonën] që Cristiano u largua. Me të do të ishte një ligë më e vështirë për ne, më konkurruese”.
”Ai [Ronaldo] është një lojtar që kërkon shumë vëmendje dhe kujdes. Edhe ne pa Lionel Messin do të luanim mirë, por jo si tani”, përfundoi ai. /Periskopi/



