“E pres dorën e Listën Serbe nuk e votoj”, Bahtiri: Nuk e shkel asnjëherë vendimin e Kushtetueses

“E pres dorën e Listën Serbe nuk e votoj”, Bahtiri: Nuk e shkel asnjëherë vendimin e Kushtetueses

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri ka reaguar pasi është komentuar deklarata e tij kur thoshte “e pres dorën e nuk e votoj Listën Serbe”, të cilën e votoi të mërkurën për të zgjedhur nënkryetarin.

Ai përsëri, pavarësisht se e bëri, tentoi të kritikoj sot opozitën që dikur kishin në Qeveri Listën Serbe.

“Mos u mundoni të na fusni në një thes me juve. Ne nuk i kemi në qeveri miqtë tuaj të vjetër, Listën Serbe, pa të cilët nuk keni mundur asnjëherë të formoni Qeverinë dhe Institucionet, e as nuk bëjmë marrëveshje në pikë të natës, me meze e raki në tavolinë sikur ju me ata”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.

Ai ka thënë se qëndrimi i tij ndaj Listës Serbe ka qenë dhe mbetet i pandryshueshëm.

“Me 10.10.2025 kam deklaruar publikisht se nuk votoj përfaqësues të Listës Serbe, sepse besoj se Kosova ka përfaqësues serbë jashtë asaj strukture që mund ta ushtroj atë funksion me dinjitet institucional. Më 4 shkurt, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës nxori një vendim imponues (e përkthyer bukfalist: Pa përfaqësuesin e Listës Serbe nuk do të ketë konstituim të Kuvendit). Edhe atë ditë reagova publikisht kundër këtij vendimi, sepse akoma e konsideroj të padrejtë dhe cenim të vullnetit qytetar. Pra, unë e kam kundërshtuar vendimin e Gjykatës, sepse më është dukur e padrejtë, por unë si deputet, nuk e shkel asnjëherë me dijeninë time vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që është organi më i lartë i shtetit”, ka thënë Bahtiri.

Ai ka thënë se në seancë nuk është votuar individi, por një pako institucionale e domosdoshme për funksionalizimin e Kuvendit.

“Vota ime ka qenë për stabilitet institucional, për funksionimin e shtetit dhe për përfaqësuesin e Lëvizjës Vetëvendosje, z. Ardian Gola dhe jo për bllokadë. Këtë vendim e kemi marrë si grup parlamentar. Ky është dallimi mes politikës së parimeve dhe politikës së manipulimit. Unë nuk tërhiqem nga qëndrimet e mia, por as si Lëvizje nuk lejojmë që Kosova të futet në krizë institucionale për interesa të ulëta ditore”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.

Pavarësisht se Kushtetuta e thoshte të njëjtën gjë edhe kur konstituimi i Kuvendit dështoi disa herë pasi VV vendosi të ndaj votimin e nënkryetarëve, Bahtiri nuk e përmend.

Postimi i plotë:

Bahtiri: E pres dorën e s’e votoj Listën Serbe, njëjtë mendojnë edhe kolegët e mi të VV

Shpërndaje në: