E pritshme prej Hekuran Muratit – Sulmon Supremen pasi ia rrëzoi vendimin për arkat
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme për të shfuqizuar Udhëzimin Administrativ për arkat fiskale elektronike, shkruan Periskopi.
Në një postim në Facebook, Murati tha se vendimi i gjykatës është një pengesë serioze për modernizimin e sistemit fiskal dhe për procesin e digjitalizimit të ekonomisë kosovare.
Murati e ka cilësuar këtë vendim si një pengesë serioze për digjitalizimin e ekonomisë dhe si një favor për modelin e vjetruar dhe monopolist të arkave fiskale që, sipas tij, ka shkaktuar kosto të larta për bizneset për më shumë se një dekadë.
Postimi i plotë:
Supremja e shpall të paligjshëm udhëzimin e Ministrisë së Financave për pajisjet fiskale elektronike



