E rastësishme apo e qëllimshme? Presidentja kroate i qeras me fanella liderët botërorë
Presidentja e Kroacisë ka krijuar një zakon të habitshëm ku për secilin lider botëror i dhuron një fanellë të kombëtares kroate. Ajo prezantoi fanellat tek Vladimir Putin dhe Donald Trump, dhe dytë prej tyre kishin numrin 9.
Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitaroviq, një tifoze pasionante e futbollit, ka qenë në qendër të vëmendjes me mbështetjen e saj të zjarrtë dhe emocionale që i ka dhënë skuadrës së kombit të saj në Kupën Botërore, raportoi “RT”, transmeton Periskopi.
Trump dhe Putin morën dhuratat e tyre të veçanta nga presidentja kroate.
Putinit i ishte dhuruar fanella më 7 korrik në Kremlin, vetëm disa orë pasi Kroacia siguroi kalimin në fazën e çerekfinalës.
Ndërsa, gjatë samitit të Brukselit, ajo i dhuroi një tjetër fanellë presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trumpit.
Gjithashtu me fanellë e kishte shpërblyer edhe kryeministren e Britanisë së Madhe Theresa May, në ditën kur Kroacia përballej me Anglinë në gjysmëfinalen e Kupës Botërore.
Edhe Papa Francis mori një dhuratë të njejtë nga presidentja kroate me rastin e vizitës së saj në Vatikan./Periskopi/





