E rëndë: 28-vjeçari nga Kosova humb jetën pas aksidentit me autocisternë në Slloveni

E rëndë: 28-vjeçari nga Kosova humb jetën pas aksidentit me autocisternë në Slloveni

Një 28-vjeçar nga Kosova, Leun Kastrati nga fshati Turjakë i Malishevës, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi në Slloveni.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja e fshatit Turjakë, e cila shprehu ngushëllimet më të thella për familjarët e viktimës dhe njoftoi se do të informojë për kohën e varrimit.

Aksidenti ndodhi në autostradën A1, mes Lubjanës dhe Mariborit, pranë Slovenska Bistricës, kur një autocisternë me karburant u përmbys dhe përfshi nga flakët.

Lidhur me këtë ngjarje tragjike kanë raportuar edhe mediat në Slloveni.

Përveç viktimës, dy persona të tjerë u lënduan.

Sipas raportimeve të policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 08:00 të mëngjesit. Shoferi i autocisternës, duke udhëtuar drejt Mariborit, humbi kontrollin mbi mjetin, u përplas me barrierën ndarëse dhe më pas u përmbys në kahun e kundërt të autostradës, ku u përplas edhe një furgon.

Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes./Telegrafi/

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Tetë ngjyra thonjsh që do t’i përdorni vazhdimisht këtë prill

Nga nuancat e frutave te efektet perlash dhe metalike, këto janë idetë më të freskëta…

Shefi i ushtrisë së Ukrainës: Kemi rimarr kontrollin e zonave në vijën e frontit në lindje dhe juglindje

Ukraina ka rimarrë 480 km² territor në lindje dhe juglindje që nga fundi i janarit,…

Gati 6 mijë shoferë gjobiten për përdorim të telefonit në Kosovë

Gjatë tre muajve të parë të vitit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 5,878 gjoba ndaj…

Azemi, Qeverisë: Për punëtorët e sektorit privat ju bie ndërmend veç kur vjen era zgjedhje

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, e ka kritikuar Qeverinë për lënien anash…

Edhe aeroplanët më të mirë amerikanë përballen me rreziqe: Mësimet nga incidenti i F-15 në Iran

Incidenti me aeroplanin luftarak amerikan F-15 në Iran është duke i rritur shqetësimet për rreziqet…

Ymeri: Për çdo litër naftë gjysma është kosto e naftës, gjysma tjetër “pjesë e qeverisë”

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri ka thënë se qeveria e Kosovës nuk…

Ndjekje si në filma, kapet në Tiranë 37-vjeçari me lëndë eksplozive dhe maskë silikoni (VIDEO)

Gjatë operacionit, motomjetit pa targa me të cilin lëvizte 37-vjeçari iu bë shenjë ndalimi, por…

Kaq shitet një litër naftë në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, njofton se bazuar ne vendimin e datës 05.04.2026…