E rëndë: Djali dyshohet se goditi me sëpatë babain në Deçan

E rëndë: Djali dyshohet se goditi me sëpatë babain në Deçan

Një rast i rëndë ka ndodhur mesditën e së enjtes në Deçan, ku dyshohet se i biri ka goditur me sëpatë babanë e tij.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, tha për Periskopin se i lënduari është duke u trajtuar, dhe i njëjti ka lëndime serioze.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për sigurim, pas trajtimit në QMF është udhëzu për në Pejë, është edhe prokurorja e shtetit që ka kontaktu viktimën aty, dhe është njoftuar me lëndimet. Është urdhëruar rasti të trajtohet sektori i hetimeve rajonale, krimet serioze. Nuk ka ende person të arrestuar”, tha ai.

Shpërndaje në: