E rëndë në Gjirokastër, 10-vjeçari denoncon 17-vjeçarin për ngacmim seksual
Një 17-vjeçar po hetohet nga policia në Gjirokastër pasi akuzohet për ngacmim seksual ndaj një të mituri.
Bëhet me dije se ka qenë një 10-vjeçar i cili ka kallëzuar 17-vjeçarin, ndërsa dëshmitarë në ngjarje kaën qenë edhe dy fëmijë të tjerë, të moshës 9 dhe 10 vjeç. I mituri 10-vjeçar pritet t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor në Tiranë, me qëllim verifikimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Policia ka nisur hetimet dhe po punon për të zbardhur ngjarjen dhe për të sqaruar rolin e çdo personi të përfshirë.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër kanë referuar materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim një 17-vjeçar, banues në lagjen Zinxhira, pasi dyshohet se ky shtetas në prani të 2 shtetasve të tjerë të mitur, të moshës 9 dhe 10 vjeç, dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 10-vjeçar.
17-vjeçari është larguar në drejtim të shtetit Grek, para se 10-vjeçari dhe prindrit e tij, të vinin në ambientet e Policisë për të bërë kallëzim.
Të miturit janë intervistuar në prani të prindërve, psikologes, avokatit dhe përfaqësuesve të Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve, në përputhje me procedurat ligjore.
Vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të rastit.
Materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.



