E rrallë: 87-vjeçarja në Turqi bën fluturim “paragliding” në mënyrë profesionale (Video)
Quhet Halime Akçan, jeton në Fetihje të Turqisë, një qytezë e vogël turistike ku dhe merret me tregtinë e perimeve.
Por ajo ka një hobi të veçantë, me të cilin edhe i frymëzon për punë. Ajo bën fluturim me parashutë të tipit paragliding, ku nga një maje të malit kërcehet me parashutë.
Ky sport zakonisht bëhet me 2 persona dhe kërkon një guxim të veçantë pasi që kërcimi bëhet nga lartësitë e mëdha, por kjo nuk pengoi gjyshen Halime.
“…duke punuar në kopshtin tim shumë herë shihja turistët duke bërë këtë sport, i lakmoja andaj vendosa të provoja edhe unë, jam shumë e kënaqur pasi që e realizova edhe një ëndërr, tani më nuk kam frikë kështu që do të vazhdojë aktivitetet derisa të kam ymër…” tha ajo ne një interviste mediave turke, transmeton Gazeta e Re.
https://www.youtube.com/watch?v=gaWQh6D0LL0



