E tëra në lëkurë, Rihanna merr vëmendjen në Los Angeles (Foto)

E tëra në lëkurë, Rihanna merr vëmendjen në Los Angeles (Foto)
Ylli botëror, Rihanna është një nga emrat më të komentuar në shoubizin ndërkombëtar.

Së fundi, këngëtarja është përfol se është fejuar me të dashurin miliarder, Hasaan Jameel, shkruan lajmi.net.

Gjithë këto thashetheme kishin ardhur pas paraqitjes së Rihannës me unazën prej diamanti në gisht.

Në paraqitjen e fundit, Rihanna u shfaq e veshur tërësisht në të zezë me veshje prej lëkure, ndërsa tentonte ta fshihte unazën me diamant.

Ajo u pa rrugëve të Los Angeles teksa ishte nisur në koncertin e Jay Z, duke marrë tërë vëmendjen me veshjen që i vinte në pah gjoksin e bujshëm.

Shpërndaje në: