E thotë edhe Guardiola: Ronaldo është i pazëvëndësueshëm

E thotë edhe Guardiola: Ronaldo është i pazëvëndësueshëm

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, mendon se Real Madridi ka humbur shumë me largimin e Cristiano Ronaldos.

Sipas ish-trajnerit të Barcelonës, Reali është Real dhe sërish mbetet skuadër e fortë, por Ronaldo është i pazëvendësueshëm.

“Me Cristianon apo pa Cristianon, Real Madridi është klub i madh. Por, ka humbur shumë, 50 ose 60 gola”, u shpreh Guardiola.

“Ai është lojtar i jashtëzakonshëm, jo vetëm për golat, por edhe për asistet në momente të rëndësishme, është i pazëvendësueshëm”.

Ronaldo la gjatë verës Madridin për Juventusin për 100 milionë euro.

Ai e veshi fanellën e bardhë për nëntë sezone, duke shënuar 450 gola në 438 paraqitje.

Në mungesë të CR7, Reali i Julen Lopetegui po vuan shumë në këtë fillim sezoni pasi pas 9 xhirove, gjenden në pozitën e shtatë në renditjen e La Ligas.

Shpërndaje në: