E thotë legjenda e futbollit: ”Do zgjidhja Messin para Ronaldos”

E thotë legjenda e futbollit: ”Do zgjidhja Messin para Ronaldos”

Legjenda e futbollit, Pele ka përsëritur edhe njëherë se ai do ta zgjedhte Leo Messin para Ronaldo në skuadrën e tij.

Braziliani nuk e ka mohuar që dy lojtarët janë të jashtëzakonshëm, por duke shtuar se ata kanë stil të ndryshëm dhe kjo e bën dallimin mes tyre.

”Është e vështirë, shumë e vështirë të krahasosh Messin me Ronaldon. Stili është ndryshimi i tyre”, filloi Pele para gazetarëve.

”Shumë njerëz më krahasuan mua me George Best por ne kishim stil të ndryshëm të lojës. Ronaldo është më shumë si qendër sulmues kurse Messi është më organizativ”.

”Nëse do të vendosja për ekipin tim, do të zgjidhja Messin para Ronaldos”, deklaroi ish-lojtari i Santos dhe tre-herë fituesit i Botërorit.

Pele u pyet se sa ka ndryshuar futbolli që nga koha e tij: ”Futbolli nuk ka ndryshuar, luhet njëjtë. Teknologjia, pajisjet e reja e kanë bërë ndryshimin nga e kaluara”./Periskopi/

Shpërndaje në: