E thotë lojtari i Liverpool: Nuk dua të bëhem si Steven Gerrard
Mesfushori i Liverpool Naby Keita nuk do të përpiqet të imitojë legjendën e klubit Steven Gerrard.
23-vjeçari u transferua nga RB Leipzig në verë për 53 milion funte dhe mori fanellën me numrin 8 që mbahej nga Gerrard, numër që, që nga viti 2015 nuk e mbante askush. Legjenda angleze udhëhoqi ‘Të Kuqtë’ në suksesin e Ligës së Kampionëve në vitin 2005.

Ndërsa Keita ka apetit për sukses, ai thotë se është më e rëndësishme të luash mirë deri sa je pjesë e Liverpool se të përpiqesh të krahasohesh me një nga lojtarët më të mëdhenj të historisë së ‘Të Kuqëve’.
”Ju shihni se numri 8 është legjendar. Ajo i përkiste një lojtari i cili ishte një legjendë, që u respektua këtu”.
”Kur isha fëmijë, mendoja për të luajtur për një klub të madh si Liverpooli. Epo, këtu jam, nuk dua të them se nuk do të jem si ai, sepse secili prej nesh është individ”.
”Ai e la shenjën e tij, dua të lë shenjën time, unë do të punoj por është shumë e vështirë për të lënë shenjë si ai. Për të luajtur për Liverpool, kjo është një ëndërr që kisha si fëmijë dhe këtu jam tani”, përfundoi ai./Periskopi/



