E thotë rivali: “Mbappe do ta fitojë Topin e Artë”

E thotë rivali: “Mbappe do ta fitojë Topin e Artë”

Zëvendës-presidenti i Monacos, Vadim Vasilyev beson se pas performancave në Kupën e Botës, Kylian Mbappe, rival te Paris Saint-Germain vlen nga 250 deri në 300 milionë euro dhe se ai do ta fitojë çmimin “Topi i artë” të UEFA-s. Ai thotë se ky çmim i lartë vjen si rrjedhojë e çmimeve të ngritura për lojtarët gjatë afateve kalimtare në futboll.

Mbappe u bë i famshëm në botën e futbolli në moshën 17-vjeçare gjatë rrugëtimit të Monacos në Ligën e Kampionëve si dhe fitoren e titullit të Ligue 1 në vitin 2017. Që nga atëherë, francezi ka kaluar në Paris Saint-Germain për 135 milionë euro, ka fituar tri trofe me klubin e ri si dhe ka marrë medaljen e artë në Kupën e Botës me Francën.

“Mbappe është një fenomen, ai është fituesi i ardhshëm i Topit të Artë. E kam ditur këtë gjë edhe më parë. Para se të largohej, ai ishte te shtëpia ime dhe unë e kisha një kopje të Topit të Artë dhe e fotografova për t’ia dërguar atij dhe i thashë se së shpejti ky çmim do të ishte i tij”, ka thënë Vasilyev.

“Mendoj se vlera e tij tani është rreth 250-300 milionë euro. Futbolli është bërë një sport ndërkombëtar dhe nuk asnjë sport tjetër që t’ia rrezikojë popullaritetin. Do të rritet edhe më shumë, ditët më të mira ende nuk kanë ardhur”

 

Shpërndaje në: