E tmerrshme: Fqinji përdhunon adoleshenten në Korçë

E tmerrshme: Fqinji përdhunon adoleshenten në Korçë

 

 Një 20 vjeçare është abuzuar seksualisht në shtëpinë e saj nga një i ri në qytetin e Korçës.

P. 24 vjeç, banues në Korçë, u arrestua ditën e djeshme nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, pas denoncimit të bërë nga ana e vajzës së përdhunuar. Burime nga policia bëjnë të ditur se 20-vjeçarja u paraqit në komisariat në gjendje shoku duke thënë se 24 vjeçari kishte hyrë me zor në banesën e saj, duke përfituar nga një moment që ajo gjendej vetëm dhe e ka përdhunuar. Mësohet ghjithashtu se 24 vjeçari dhe vajza banonin dhe në të njëjtën lagje. Lidhur me rastin, materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale: “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” parashikuar nga neni 102 i Kodit Penal.

Njoftimi i policisë: Korçë Kryhen marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të rritur.

Policia arreston autorin e dyshuar të ngjarjes. Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit : D.P, 24 vjeç, banues në Korçë. Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 03.10.2017, ky shtetas dyshohet se ka hyrë me forcë në banesën e një shtetase 20 vjeçare dhe ka kryer me këtë të fundit, marrëdhënie seksuale me dhunë. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” parashikuar nga neni 102 i Kodit Penal.

 

Shpërndaje në: