E tmerrshme: Reperi i famshëm godet me grusht fansen (Video)

E tmerrshme: Reperi i famshëm godet me grusht fansen (Video)

Ai është një nga artistët më të adhuruar të hip-hop, por me sa duket, raportet me fansat kohëve të fundit nuk kanë qenë më të mirat e mundshme.

Në fakt, dy vitet e fundit nuk kanë qenë shumë të lehta për reperin, i cili pas divorcit kaloi një krizë të thellë ekonomike, duke shpallur madje edhe falimentin. Por kjo nuk e justifikon aspak gjestin e tij më të fundit. 50 Cent këtë të shtunë ka qenë duke performuar në Baltimore.

Në një moment ai i është afruar turmës së fansave për t’u dhënë duart, por duket se asgjë nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Një grua i ka kapur dorën dhe e ka tërhequr reperin jashtë skenës dhe reagimi i tij ndaj saj ka qenë i befasishëm dhe shokues.

50 Cent e ka qëlluar gruan me grusht. Reperi e ka menduar si një mënyrë për të larguar veten nga duart e saj megjithatë në videon e mundësuar goditja duket e fortë dhe shokuese.

Shpërndaje në: