E tmerrshme, trupi i djalit 6-vjeçar gjendet i vdekur në një kazan plehrash (Foto)

E tmerrshme, trupi i djalit 6-vjeçar gjendet i vdekur në një kazan plehrash (Foto)

Trupi i një djalit të humbur gjashtëvjeçar me autizëm është gjetur në një kazan plehrash herët në mëngjesin e së martës.

Hetuesit që kërkonin gjetën brenda natës trupin e Dayvid Pakko në një deponi në kompleksin e banesës ku jetonte, raporton “Daily Mail”, transmeton Periskopi.

Six-year-old Dayvid Pakko's body was found after an extensive search

The little boy's body was found inside a dumpster at the apartment complex where he lived 

Djali u raportua i zhdukur në orën 5 të mëngjesit të hënën.

Një ekip kërkimi, duke përfshirë një helikopter, disa ekipe të K-9, detektivë dhe më shumë se 60 vullnetarë kërkuan gjatë natës dhe e gjetën djalin rreth orës 2 të mëngjesit.

“Ka dëshmi se djali ishte viktimë e vrasjes,” tha Shari Ireton i Zyrës së Policisë së Qarkut Snohomish përmes një deklarate.

Zyra e Policisë tha se Davidi ishte nën mbikëqyrjen e të rriturve, ndërkohë që ishte në shtëpi, por nuk deklaruan se kush ishte me të.

Kërkimi për djalin filloi të hënën pasdite pasi ai u zhduk nga shtëpia e tij.

Shkaku dhe mënyra e vdekjes së djalit do të bëhet e ditur nga Zyra e Ekzaminuesit Mjekësor të Snohomishit./Periskopi/

Shpërndaje në: