E trishtë: Ndërron jetë anëtari i FC Prishtina, Dren Ferataj
Ka ndërruar jetë në moshë të re Dren Ferataj, anëtar i stafit të FC Prishtina dhe njëherësh IT i grupit.
Në një telegram ngushëllimi, klubi prishtinas thekson se Dreni ishte më shumë se një bashkëpunëtor – ai ishte mik, mbështetës i palodhur i ekipit dhe një person i dashur për të gjithë lojtarët dhe stafin.
Është bërë e ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, në ora 14:00, me namazin e Ikindisë, në varrezat e Dragodanit.
Postimi i plotë:
Me pikëllim të thellë njoftojmë se ka ndërruar jetë Dren Ferataj, anëtar i çmuar i stafit tonë dhe IT i klubit.
Dreni ishte më shumë se një bashkëpunëtor ai ishte mik, mbështetës i palodhur i ekipit dhe person i dashur për të gjithë lojtarët dhe stafin. Me urtësinë, qetësinë dhe pozitivitetin e tij të përhershëm, ai la gjurmë të pashlyeshme në klubin tonë.
Do ta kujtojmë gjithmonë për buzëqeshjen e sinqertë, gatishmërinë për të ndihmuar dhe shpirtin e tij të mirë që e sillte çdo ditë në punë.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Ferataj, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur.
Qoftë i paharruar kujtimi i tij.
Varrimi do të bëhet nesër, në ora 14:00, me namazin e Ikindisë, në varrezat e Dragodanit. Le të prehet në paqe.



