E turpshme: Gjyqtaren e masakrojnë me fjalë fyese derisa ajo po drejtonte një ndeshje futbolli

E turpshme: Gjyqtaren e masakrojnë me fjalë fyese derisa ajo po drejtonte një ndeshje futbolli

Andrea Zarzuela, një gjyqtare e re që ndanë drejtësinë në futbollin e kategorive të reja në Spanjë ka rrëfyer mes lotëve për dhunën psikologjike dhe fyerjet seksiste që i janë bërë gjatë një ndeshje futbolli te fëmijët.

“Ti je një grua, nuk ke ide se çfarë është futbolli. Shko të pastrosh”, tha prindi i një futbollisti, i cili për çudi mori mbështetjen e gruas së tij, teksa ajo vazhdoi me fyerje seksiste: “I tregoj qefin unë kësaj, do të shqyej pas ndeshjes”, theksoi ajo.

Gjyqtarja e re nuk hezitoi të publikonte të gjitha fyerjet që i bënë në drejtim të saj, teksa përdori llogarinë e saj në rrjetin social “Facebook” për të gjitha vuajtjet që i përjetoi, vetëm e vetëm pse ishte një vajzë dhe pasioni i saj është futbolli.

“Çfarë nënë je ti kur fëmiu yt të jep shembull mësimi nga fusha e futbollit se si duhet të sillesh me edukatë. Çfarë turpi kur fëmiu yt të thotë “qepe mama, mos e fyej më gjyqtaren anësore”.

Çfarë turpi duhet të të hedh ty nga një fushë futbolli sepse nuk ndalon së më fyeri, çfarë turpi që në shekullin XXI duhet të dëgjojmë: “ti je grua, çfarë dreqin po bën këtu, shko pastro!”.

E gjitha kjo ka ndodhur në një ndeshje futbollit te fëmijët. Zonja dhe zotërinj edhe unë kam gjithashtu një nënë dhe një baba dhe jam i sigurt që as ju nuk do të dëshironit që dikush t’ua fyente fëmijën tuaj dhe ta bëni atë të ndihet si një m*t. pasi kjo është ajo që më keni bërë të ndjeheni sot.

Por, kjo nuk është e gjitha që ka ndodhur sot, kur dëgjoni një zonjë teksa bërtet: “I tregoj qefin unë kësaj, do të shqyej pas ndeshjes”.

Sidoqoftë … le të vazhdojmë të promovojmë dhunën dhe pastaj të shkojmë në një manifestim për të mbrojtur të drejtat e grave. Dhe, përderisa këto gjëra nuk do të ndalojnë, bota nuk do të jetë kurrë më e mirë. Çdo herë që futbolli më jep neveri… vetëm ju duhet ta dini zonja dhe zotërinj që ju dhe askush tjetër nuk mund të më ndalojë nga iluzioni im”, ka shkruar Zarzuela e pikëlluar.
Andrea Zarzuela

Shpërndaje në: