E turpshme: Tifozët e Lille shfaqin mesazhe kundër Kosovës

E turpshme: Tifozët e Lille shfaqin mesazhe kundër Kosovës

Gjatë ndeshjes së UEFA Europa League midis LOSC Lille dhe FK Crvena Zvezda, disa tifozë të Lille-s shfaqën një pankartë me mesazh politik, duke paraqitur Kosovën si pjesë të Serbisë dhe shoqëruar me sloganin “Nema predaje” (Nuk ka dorëzim).

Kjo veprimtari u vlerësua si provokuese dhe shkaktoi reagime në rrjetet sociale, përfshirë edhe shpërndarjen e fotografisë nga llogaritë zyrtare të klubit serb. Situata është parë si një ndërthurje problematike e çështjeve politike me sportin, duke krijuar debate dhe kritika për përzierjen e politikës në një ndeshje sportive, raporton KosovaPress.

Madje, si shenj falënderimi, klubi serb postoi këtë fotografi në faqen zyrtare.

Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, duke nxitur reagime të ndryshme nga tifozët dhe komentuesit online mbi përdorimin e mesazheve provokuese në stadiume.

Kjo nuk është hera e parë që ndaj Kosovës përdoren mesazhe provokuese në stadiume, derisa reagimet e UEFA-s nuk kanë qenë të ashpra më ndëshkime për raste të tilla.

Shpërndaje në: