E verdha në trupin e Gigi Hadid, super modelja rrëmben vëmendjen me atraktivitetin e saj (Foto)
Modelja e njohur Gigi Hadid shquhet gjithmonë për paraqitjet e saj me stil.
Së fundmi ajo ka marrë pjesë në një nga eventet e radhës në Londër, ku ka rrëmbyer vëmendjen me dukjen e saj.
Ajo ishte veshur me një fustan të verdhë dhe të shkurtër, kombinuar me pallto të së njëjtës ngjyrë.
Flokët e kapura lart në mënyrë të shthurur i dhanë asaj një pamje edhe më tërheqëse. Aktualisht, ajo renditet si ndër modelet më të kërkuara në botë, pas motrës së saj, Bella Hadid. /Telegrafi/
(Getty Images)








