E vërteta që e fsheh pushteti: VV ka rënie mbi 21% të votuesve nga mërgata (GRAFIKË)

E vërteta që e fsheh pushteti: VV ka rënie mbi 21% të votuesve nga mërgata (GRAFIKË)

Tri proceset e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, i 14 shkurtit 2021, i 9 shkurtit 2025 dhe i 28 dhjetorit 2025, kanë dhënë dëshmi të mjaftueshme për kapacitetet maksimale të Lëvivizjes Vetëvendosjes në diasporë.

Lëvizja Vetëvendosje e cila ka qendrat e saj në 15 shtete – Gjermani, Zvicër, SHBA, Suedi, Danimarkë, Francë, Itali, Finlandë, Britani të Madhe, Norvegji, Austri, Belgjikë, Luksemburg, Holandë dhe Australi, – ka arritur që të bëjë diferencën me partitë tjera në rezultatet e votimit të diasporës, pikërisht për shkak të ‘mosinteresimit’ të partive ish-opozitare (PDK, LDK dhe AAK) që të përqëdrohen në votimin jashtë vendit.

Përveç propagandës së gjeneruar me inteligjencë artificiale për diasporën që po vie në Kosovë të votojë masivisht për Albin Kurtin, numrat nuk japin as përsëafërmi “entuziazmin” e ‘gënjeshtërat’ që montohet diku në “sobat” me kompjuterë të kësaj partie.

Siç tregojnë rezultatet ndër vite të votimit jashtë Kosovës, Vetëvendosje nuk ka arritur të marrë rezultatin e parë të 14 shkurtit 2021. Edhe votimi i katër viteve më vonë, në shkurt 2025, ka treguar trendin në rënie të fuqisë së Vetëvendosjes në diasporë.

Ndonëse për nga sasia e votave ka mbetur aty ku ka qenë, 44 mijë vota, përqindja e rezultatit të 9 shkurtit 2025 është 21% më e ulët në krahasim me 14 shkurtin e 2021-es.

Pra, vërehet një rënie e dukshme në përqindjen e votave të LVV-së nga 78.50% në 2021 në 57.49% në 2025.

Kjo tregon një rënie të mbështetjes për këtë parti gjatë kësaj periudhe.

Ky trend negativ është i pashmangshëm edhe për zgjedhjet e 28 dhjetorit, sepse 28 mijë votues më pak janë regjistruar për votim në krahasim me zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Sipas KQZ`së, 77 mijë e 085 persona janë regjistruar për të votuar nga diaspora.

Ky numër i votuesve të regjistuar, nuk tejkalon në asnjë rast diasporën aktive dhe të “zjarrtë” – e cila në dy zgjedhjet parlamentare në 2021 dhe 2025 ka votuar më shumë Vetëvendosjen.

Por, çfarë ndodh me votuesin “e fjetur” të partive ish – opozitare që nuk regjistrohet të votojë jashtë Kosovës?

Data e zgjedhjeve më 28 dhjetor, pikërisht në kohë pushimesh për diasporën, nuk i shërben askujt më shumë se ish-partive opozitare. Votuesi i tyre në diasporë, i cili në masë të madhe ka “refuzuar” të përfshihet në regjistrim për të votuar jashtë Kosovës, kësaj radhe do të ndodhet në vendlindje dhe kurrë më afër vendvotimit të tyre në një ditë zgjedhjesh.

Sipas udhëzimeve të KQZ-së, çdo shtetas i Kosovës që jeton jashtë vendit dhe që nuk është regjistruar si votues jashtë Kosovës, do ta gjejë emrin e tij në listën e votuesve brenda Kosovës.

Ky votues, që deri më tani “refuzonte” të regjistrohej si votues jashtë Kosovës mund të bëhet lehtësisht aktiv, duke u bindur që të votojë më 28 dhjetor. Aktivizimi i këtyre votuesve, që janë në Kosovë më 28 dhjetor jo për shkak se është ditë zgjedhjesh, por për shkak të pushimeve të fundvitit – mund të ndryshojë skenën politike kosovare.

Shpërndaje në: