E vranë në oborrin e shtëpisë, kapen pas 10 muajsh autorët e ekzekutimit të të riut në Shkodër

E vranë në oborrin e shtëpisë, kapen pas 10 muajsh autorët e ekzekutimit të të riut në Shkodër

Dhjetë muaj hetime i janë dashur Prokurorisë dhe Policisë së Shkodrës për të identifikuar dhe vënë në pranga autorët e vrasjes së Pavlin Prekës, në muajin shkurt, të këtij viti në kryeqendrën e Veriut.

Mëngjesin e së dielës policia tha se vuri në pranga Klaudio Lisaj dhe Vasel Koçeku autorët e dyshuar të vrasjes së të riut në oborrin e shtëpisë.

Autoritetet policore thanë se, 20 dhe 43-vjeçari u kapën pas një pune hetimore disa mujore, ku u faktua se ata janë autorët që qëlluan për vdekje 20-vjeçarin.

Ngjarja e rëndë u shënua në banesën e të riut në Guci të Re, rreth mesditës, teksa ai u qëllua me armë zjarri ndërsa familja deklaroi ditën e ngjarjes se, nuk kishin hasmëri me askënd ndërsa viktima shkonte shpesh në Dukagjin.

Ishte xhaxhai i viktimës ai që zbuloi i pari vrasjen e nipit të tij, pasi po i binte telefonit dhe nipi nuk i është përgjigjur.

Më pas shkoi në banesën e nipit për të parë çfarë kishte ndodhur dhe e gjeti Pavlinin të vrarë në oborrin e shtëpisë.

Dy autorët akuzohen për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”./Periskopi/

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Deda jep pesë pika se si duhet të funksionojë presidenca e ardhshme: Patriotizmi kushtetues është kyç

Njohësi i çështjeve politike, Ilir Deda, ka komentuar çështjen e presidentit, duke thënë se kushdo…

Trump përmend Kosovën dhe Serbinë si konflikt që e ka përfunduar në fjalimin e Lutjeve të Mëngjesit

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka publikuar një video nga fjalimi…

Zelensky: Putini nuk ka frikë nga evropianët, por vetëm nga Donald Trump

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një intervistë për televizionin francez France 2, deklaroi se…

Bekim Haxhiu paraqet dy ankesa në Supreme, kërkon nga Gjykata të veprojë më përgjegjësi

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu ka njoftuar se ka paraqitur dy ankesa në…

Brenda pak minutave, Shqipëria goditet nga tre tërmete

Në më pak se gjysmë ore, Shqipëria gjatë ditës së mërkurë u godit nga tri…

Shefi i NATO-s viziton Ukrainën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka vizituar rajonin e Chernihivit si pjesë e…

Sekretari i EFJ’së-Osmanit: Kërcënimet për veprime ligjore ndaj gazetarit gjerman, të turpshme dhe qesharake

Sekretari i Federatës Evropiane të Gazetarëve e ka cilësuar si qesharake paralajmërimin e zyrës së…

Emilia Rexhepi: E respektoj vendimin e Kushtetueses, si grup s’e di a do ta votojmë kandidatin nga Lista Serbe

Ish-nënkryetarja e Kuvendit, Emilia Rexhepi, e cila vjen nga Partia e Re Demokratike që përfaqëson…