E vret qenin me armë, vetdorëzohet në polici 27 vjeçari në Kaçanik
Një 27 vjeçar në Doganaj të Kaçanikut është dorëzuar në polici, pasi dyshohet ta ketë vrarë me armë zjarri një qen
Sipas policisë, rasti ka ndodhur pasditen e sotme dhe është raportuar nga pronari i qenit.
“Më datën 29.11.2025, rreth orës 13:30, policia në Kaçanik ka pranuar një informatë nga një person në fshatin Doganaj, i cili kishte raportuar se qeni i tij ishte qëlluar me armë zjarri nga i dyshuari R.S. (27 vjeç) dhe si pasojë kafsha kishte ngordhur”.
“Patrulla policore dhe hetuesit e stacionit të Kaçanikut kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe kanë konfiskuar tre (3) gëzhoja të pistoletës së përdorur në rast”.
I dyshuari R.S. ka dorëzuar në polici edhe armën e zjarrit (pistoletë) dhe nëntë (9) fishekë.
Me vendim të prokurorit të shtetit, ndaj tij janë iniciuar tri vepra penale: Armëmbajtje pa leje, Përdorim i armës së zjarrit, dhe Keqtrajtim i kafshëve. Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt hetimore.
Postimi i plotë:



