E zbulon agjenti: Lewandowski shumë i zemëruar me Bayern Munich
Bayern Munich është tronditur nga deklarata e agjentit të sulmuesit polak, Robert Lewandowski.
Agjenti, Maik Barthel në një intervistë për gazetën gjermane ‘Kicker’, ka deklaruar se klienti i tij ndihet i tradhtuar dhe jo i përkrahur nga bashkëlojtarët e tij në garën për golashënuesin më të mirë të sezonit në Bundesligë.
Lewa e humbi garën për ‘këpucën e artë’ në ndeshjen e fundit të sezonit, pasi sulmuesi i Dortmundit, Pierre Eric-Abuameyang, që shënoi dy gola kundër Ëerder Bremen, për ta mbyllur sezonin me 31 gola.
“Robert më tha se nuk mori asnjë mbështetje dhe se trajneri nuk bëri asnjë thirrje te lojtarët për ta ndihmuar për të fituar garën për golashënuesin në Bundesligë”, ka deklaruar agjenti i lojtarit.
“Ai ishte i zhgënjyer si kurrë më parë, unë kurrë se kam parë në atë situatë. Ai më të vërtet shpresonte te mbështetja e ekipit”.
Kjo situatë mund të shtyjë 28 vjeçarin polak të kërkojë skuadër të re, dhe Real Madrid ka vite që interesohet për të. /Periskopi/



