E zbulon Fury: Ja kur do ta kem meçin me Joshuan!
Tyson Fury shpreson që shumë shpejtë mund të rikthehet në arenën e boksit. Boksieri britanik nuk ka pasur një meç që nga fitorja e fundit kundër Wladimir Kltischkos në vitin 2015, transmeton IndeksOnline
Fury do të përballet me një seancë Anti-Doping, për ta mësuar ditën e rikthimit në ring. Ish-kampioni i peshave të rënda shpreson që ta ketë një duel me 8 tetor, ndërsa me kampionin, Anthony Joshuan në vitin 2018.
“Eddie Hearn ka rezervuar tashmë Wembley Stadium për prillin e ardhshëm. Nuk do të ketë një tjetër stadium, do të jetë ai. Unë dua të luftoj me Joshuan në tetor, por Klitschko do të marr një rematch”, ka thënë Fury.
Joshua mposhti boksierin ukrainas, por Klitschko ka pohuar se në kontratë ka mundësin e një rematchi, që pritet të ndodh shumë shpejtë.



