Ed Sheeran paditet për plagjiaturë
Këngëtari i famshëm Ed Sheeran është paditur për shumën e 100 milionë dollarë, pasi dyshohet se ka kopjuar disa pjesë të këngës “Lets get it on” nga Marvin Gaye.
“Lets get it on” ishte hit në vitin 1973 dhe një nga klasiket që i rezistoi më gjatë klasifikimeve botërore. Por mesa duket disa pjesë të kësaj kënge janë edhe te hiti i Ed Sheeran.
Dokumentet zyrtare thonë se dy këngët ngjasojnë me njëra-tjetrën në melodi, ritëm, harmoni, daulle, bas, në tempin e këngës dhe në kor. Kujtojmë se edhe më herët, Ed Sheeran është përballur me akuza po për të njëjtën këngë por gjithnjë i ka mohuar ato.
Mediat e huaja shkruajnë se akuza më e fundit është depozituar nga një kompani, e cila zotëron të drejtën e ‘copyright’ të Marvin Gaye. Një vit më parë, Ed Sheeran fitoi shumën prej 20 milionë dollarësh, në një tjetër çështje, pasi u akuzua për shkelje të të drejtës së autorit, për këngën e tij hit “Photograph”.
Autorët Thomas Leonard dhe Martin Harrington ngritën padi ndaj këngëtarit britanik, pasi kjo këngë sipas tyre kishte të njëjtën strukturë si kënga e tyre “Amazing”. Ed Sheeran ende nuk e ka komentuar këtë akuzë.



