Eden Hazard befason tifozët e Chelseat me tatuazhin e tij (Foto)
Anësori belg është në top formë këtë sezonë dhe një nga lojtarët kryesor të trajnerit italian, Antonio Conte, në drejtim e skuadrës londineze drejt titullit të kampionit.
Dhe si rezultat i kësaj forme të Chelseat, Eden Hazard ka vendosur të bëjë një tatuazh.
Hazard këtë e bëri në qendrën e tatuazheve në Fulham të mërkuren, sesion që zgjati mbi katër orë.
Fulham Tatto Center publikoi një foto në rrjetin e tyre social Instagram me artistët e vet dhe reprezentuesin belg.

“Lojtari kryesor i Chelseat, u paraqitë sot @hazardeden_10 për një tatuazh që zgjati katër orë. E para nga shumë të tjera.
“Njeri fantastik dhe lojtar briliant. Dhe tifozë të Chelseat ai nuk do largohet.

26-vjeçari në këtë sezonë ka shënuar 10 gola në 24 paraqitje për liderët e Premier Ligës, të cilët prijnë me 8 pikë nga vendi i dytë ku kanë mbetur edhe 13 ndeshje për t’u zhvilluar. /Periskopi/



