Eden Hazard i dërgon mesazh Neymarit (Foto)

Eden Hazard i dërgon mesazh Neymarit (Foto)

Ylli belg i Chelsea, Eden Hazard, i ka uruar të gjitha të mirat brazilianit Neymar pas kalimit të tij rekord në Paris Saint Germain.

25 vjeçari tashmë është futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit pas transferimit të tij nga Barcelona në gjigantin francez për shumën e 222 milionë eurove, transmeton Periskopi.

Hazard para se të transferohej në Stamford Brigde kishte luajtur për pesë sezona në kampionatin francez te skuadra e Lille, aty ku edhe bëri emër në futbollin evropian.

Wishing my friend @neymarjr well in France. This will be your next trophy! #friends #ligue1 #france

A post shared by Eden Hazard (@hazardeden_10) on

Ai e kishte udhëhequr Lille drejt dy trofeve në vitin 2011, duke fituar kupën e ligës dhe titullin e kampionit.

Reprezentuesi belg gjithashtu ishte shpallur futbollisti i vitit për dy vite radhazi para se të kalonte në Chelsea në vitin 2012.

Eden Hazard sends message to Neymar after his world record PSG transfer

 

Hazard ka mbështetur fantazistin brazilian që të bëhet më i miri i Ligue 1 përmes një postimi në Instagram.

Eden Hazard sends message to Neymar after his world record PSG transfer

 

Hazard është i lidhur me një kalim në Barcelonë si zëvendësues i Neymarit edhe pse Antonio Conte ka deklaruar se ylli belg nuk është në shitje. /Periskopi/

Shpërndaje në: