Edhe Arbër Zeneli i bashkohet Kosovës
Futbollisti kosovar, Arbër Zeneli do të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës në futboll.
Mesfushori i skuadrës holandeze Heerenveen, i cili ka luajtur për grupmoshat nën-21 vjeç të Suedisë, do të jetë një përforcim i madh për Kosovën, deklaron Bajram Shala, menaxher i Përfaqësueses së Kosovës.
“Kosova vazhdon projektin e saj, krijimin e ekipit për të tashmen dhe për të ardhmen. Fustbollisti i radhës që i bashkohet Kosovës është talenti Arbër Zeneli. Arbëri është 21-vjeç dhe do të jetë pjesë e një gjenerate të jashtëzakonshme që po vjen te Kosova”, ka thënë Shala. /Periskopi.com



