Edhe Azem Vllasi rehatohet në Qeveri

Edhe Azem Vllasi rehatohet në Qeveri

Avokati i njohur Azem Vllasi, dikur politikan me funksione të larta, tani e tutje do ta ketë edhe një pozicion të ri.

Vllasi do të jetë këshilltar i jashtëm i Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.

 TV Dukagjini merr vesh nga burime të tij se Vllasi do të jetë i ngarkuar vetëm me çështje të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe tashmë i janë përcaktuar detyrat por pa i specifikuar ato.

“Hoxhaj e ka emëruar Vllasin si këshilltar të jashtëm për Bosnjën dhe do të ketë disa detyra specifike. Ministri e ka menduar se Kosova mund të përfitoj edhe më shumë e veçmas politika e jashtme në raport me Bosnjën për shkak të përvojës së Azem Vllasit dhe kontakteve që ai ka”, i ka thënë burimi Dukagjinit.

Shpërndaje në: