Edhe City e do Bellerin
Manchester City është i gatshëm të rivalizojë Barcelonën në garën për të transferuar mbrojtësin e Arsenalit, Hector Bellerin, shkruajnë mediat evropiane.
Për 21-vjeçarin besohet se po interesohet shumë gjigandi katalan, mirëpo një ofertë e majme e ‘pasanikëve’ do të mund t’i prishte punë atyre.
Megjithatë, rinovimi i kontratës së Bellerin me Arsenalin mund të jetë pengesë për largimin e tij. /Periskopi.com



