Edhe Corluka në dyshim ndaj Kosovës
Ky i fundit është në dyshim për përballjen e së enjtes ndaj Kosovës në Loro Boriçi të Shkodrës, për shkak se po vuan nga dhimbjet në muskujt aduktorë.
Mirëpo, bëhet e ditur se kapiteni i Lokomotivës së Moskës ka gjasa të riaftësohet dhe të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Kosovës.
“Vedran duhet të ekzaminohet me rezonancë magnetike për shkak të dhimbjeve në muskujt aduktorë që po i zgjasin me javë. Mirëpo, unë jam optimist se ai do të mund të luajë”, ka thënë mjeku i Përfaqësueses kroate, Zoran Bahtijarevic. /Periskopi.com



