Edhe Edita me shoqe iu hyp skijave në Brezovicë (Foto)
Ajo bashkë me disa nga shoqet e saj ka marr rrugën për në Brezovicë, i cili është destinacioni i preferuar i kosovarëve për këto ditë dimri, shkruan “Magazina.al”
Edita e cila duket se është mjaft e relaksuar derisa po priten të rinisin bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, ka publikuar disa fotografi nga Brezovica, por duket se nuk e ka provuar skijimin.
Gjithsesi shpresojmë se natyra dhe ajri i pastër atje e kanë ndihmuar Editën për të mbushur “bateritë” për një vit të vështirë në bisedime.







