Edhe filozofi Latifi tërheq vërejtjen nga dhuna verbale në sferën publike

Edhe filozofi Latifi tërheq vërejtjen nga dhuna verbale në sferën publike

Çështja e lirisë së shprehjes dhe mendimit fare papritmas u bë më e rëndësishmja në Kosovë pas fushatave të mobilizimit e linçimit dhe gjuhës së urrejtjes e mosdurimit që u bë nga Lëvizja Vetëvendosje. 

Duke filluar madje edhe nga kreu i saj, Albin Kurti, u përdorën fjalë që nxisin “pasionet nacionaliste” në mënyrë urrejtëse e mosduruese ndaj kundërshtarëve politikë por edhe ndaj njerëzve të tjerë me mendime ndryshe.

Kurti kishte përdorur fjalë të rënda si “gjakderdhje”, “thikë mbi harta” dhe kishte anatemuar në mënyrë agresive oponentët e tij. Njësoj kishin bërë edhe zyrtarët e tjerë të lartë të kësaj partie, përcjell Periskopi.

Dhe, filozofi Latifi ka vërejtur që dhuna verbale tashmë është bërë një problem serioz.

“Të mbash qëndrim kritik në sferën publike kosovare, do të thotë të ekspozohesh ndaj dhunës verbale, që është e pashembullt në botën e civilizuar. E dhuna verbale është prelud i dhunës fizike.” – ka shkruar ai.

Së fundi është kërcënuar me “djegie të fëmijëve” deputeti Behgjet Pacolli, ndërkohë që faqja Insajderi ka pësuar një sulm kibernetik përfshirë edhe faqen Express.

Statusi i plotë: 

Sam Harris, njëri nga mendimtarët e mi të preferuar, e definon shoqërinë civile si një hapësirë ku të gjitha idetë mund të diskutohen e kritikohen pa rrezikun e dhunës fizike. Ne vazhdojmë të jemi larg këtij standardi liberal. Të mbash qëndrim kritik në sferën publike kosovare, do të thotë të ekspozohesh ndaj një dhune verbale, që është e pashembullt në botën e civilizuar. E dhuna verbale është prelud i dhunës fizike. Sot ekzistenca e mendimit të lirë varet vetëm nga ata që ende guxojnë ta shprehin atë publikisht. Sot ne vajtojmë coronavirusin që na ka mbyllur në shtëpitë tona private, e nuk i shohim coronaviruset ideologjikë të fanatikëve agresivë që kërkojnë të na e mbyllin gojën dhe të na e mbysin mendimin e lirë. Filozofët e hershëm tërhiqnin vërejtjen se liria e fjalës, e pashoqëruar me edukimin civil, mund t’i kthej shoqëritë në gjëndjen e barbarisë dhe se pa këtë edukim demokracia mund të prodhoj të kundërtën e idealeve të saj. Ata paskan pasur plotësisht të drejtë.

Shpërndaje në: