Edhe Juventusi niset drejt Cardiffit, i gatshëm për tripletën (Foto)
Juventusi do të ndeshet me Real Madridin në finale të Ligës së Kampionëve me datën 3 qershor, e shtunë.
Skuadra italiane ka njoftuar me anë të një postimi në Facebook se ajo është nisur për në Cardiff, ku do të zhvillohet finalja.
Nëse Juve arrin të triumfojë në finale atëherë ajo do ta fitoj tripletën për herë të parë në historinë e saj. /Periskopi/



