Edhe këtë Afrona i’a kërkon publikisht Bleros (Foto)
Si një modele tejet e veçantë, megjithëse shumë më pak përflitet për këtë pjesë, Afrona duket të ketë kërkesa nga më të ndryshmet për të dashurin e saj, këngëtarin e njohur Blero.
E për më tepër, duket se modelja po e ‘ngulfat’ me kërkesa Bleron, derisa ato që i do, i kërkon haptazi, përmes postimeve në llogaritë e saja personale, shkruan Kosovarja.
Mbase kjo, mund të jetë presion i bërë drejt këngëtarit, aq sa t’i plotësojë çdo dëshirë të saj, e menjëherë pas kësaj të vijojnë postimet e radhës, natyrisht falënderime për realizimin e kërkesës.
E rëndësishme, që çifti pavarësisht krizave për të cilat u përfol kohë më parë, po e shijojnë tejet lidhjen, ani pse nuk ka ndonjë hap më tutje e që do të ishte befasia e radhës nga Blero e Afrona./Kosovarja/





