Edhe KQZ e kapur nga politika dhe pushteti
Sipas tij, vendimi i sotëm i PZAP-së me të cilin anulohet me të drejt vendimi i kundërligjshëm dhe tërësisht politik i KQZ-së, nxjerrë në pah një të vërtetë të hidhur se as KQZ-ja nuk i ka shpëtuar kapjes së institucioneve të pavarura nga politika dhe pushteti.
“Anulimi i vendimit të KQZ-së e zbardhë përpjekjen e paligjshme të KQZ-së për të kontrabanduar vendime dhe legjitimuar pazare politike në dëm të integritetit të zgjedhjeve. Me këtë vendim shpërfaqet tendenca që përmes falsifikimit të dokumenteve, rekomandimit mashtrues të ZRPP-së që duke përgjysmuar nene të ligjit për Zgjedhjet kishin rekomanduar decertifikimin e kandidatit të pavarur z. Naim Baza. Tashmë, i mbetet KQZ-së që sa më parë të adresoj përgjegjësinë e zyrtarëve përbrenda KQZ-së që e kishin vënë atë në lajthitje, duke e quar në vendimmarrje të kundërligjshme”, ka thënë Rrustemi. /Periskopi/



