Edhe Kurti niset drejt Kuvendit, ku do të takohet me Abdixhikun (Video)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është parë duke hyrë në objektin e Kuvendit të Kosovës, ku do të takohet me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Një ditë më parë, Kurti është takuar me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.
Temë e këtyre takime është çështja e presidentit të ri. Presidenti i ri duhet të zgjidhet më së largu deri më 5 mars.



