Edhe Mikel drejt Ligës Amerikane

Edhe Mikel drejt Ligës Amerikane

Pas largimit nga Chelsea të Frank Lampard disa sezone më parë drejt Ligës Amerikane, së shpejti mund të ndodhë edhe një largim tjetër nga Stamford Bridge, në të njëjtin destinacion.

Është mesfushori John Obi Mikel, ai i cili ka thënë se mund të ndjekë rrugën e anglezit.

Nigeriani ka humbur vendin e titullarit te skuadra e trajnerit Antonio Conte dhe me gjasë largimi i tij do të ndodhë në afatin kalimtar të janarit. /Periskopi.com

Shpërndaje në: