Edhe një kandidat për trajner te Interi
Ish-trajneri i Villarrealit, Marcelino, ka dalë si favorit për pankinën dhe do të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2019. Sipas “Sky Sport”, grupi “Suning” gjithashtu është takuar me Zolan sot.
“Marca” shkruan se Marcelino ka kërkuar Zolan në staf që t’i ndihmojë në përshtatje dhe në komunikim me ekipin”.
Zola mund të marrë rolin e zëvendës-trajnerit, por nuk është e përjashtuar as hipoteza që ai të jetë trajneri i parë. Ish-ylli i Parmas, Cagliarit dhe Chelsea-t ka përvojë të kufizuar në drejtim, duke qenë zëvendës-trajner i Pierluigi Casiraghi te Italia U-21.



