Edhe një muaj arrest shtëpiak për Glauk Konjufcën

Edhe një muaj arrest shtëpiak për Glauk Konjufcën

Sipas burimeve të Periskopit brenda Gjykatës Themelore në Prishtinë, shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, i është vazhduar masa e arrestit shtëpiak edhe për një muaj.

Konjufca akuzohet për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm si dhe pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare.

Ai është arrestuar më 10 gusht, pasi kishte hedhur gaz lotsjellës në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. /Periskopi/

image-0-02-01-292196b78754da45652d9db812ee97206724992ad74403e0c67df1bb5ee1df7a-V

image-0-02-01-039358aab9198ddd7fb57303547e3de5198f8450db760ab041004a8d29f6cbeb-V

Shpërndaje në: