Edhe një trajner i skuadrës kosovare jep dorëheqje

Edhe një trajner i skuadrës kosovare jep dorëheqje

Pas Gani Sejdiut të Vëllaznimit, edhe një trajner nga Liga e Parë ka vendosur të jap dorëheqje.

Bëhet fjalë për teknikun e Bashkimit të Koretinit, Emin Bajrami, i cili pas humbjes së sotme nga Ramiz Sadiku ka vendosur për dorëheqje.

Kujtojmë se Bajrami kishte dhënë edhe më herët dorëheqje, por ajo nuk u pranua nga kryesia dhe ai u rikthye përsëri në shtabin teknik.

Dorëheqja e tij tashmë është e parevokushme, ndërsa ky është njoftimi i plotë:

”Pas humbjes si vendas nga KF Ramiz Sadiku ,KF Bashkimi Koretin ka nevoj per ndryshime duke fillu nga un si kryetrajner,Prandaj kam vendosur qe te jap doreheqje te parevokushme nga detyra e kryetrajnerit te KF Bashkimit.Duke i mundesu dhe duke i jap hapsin klubit qe te bej zgjidhjen tjeter qe klubi te dal prej krizes.Falenderoj Kryetarin Arsim Rapuca Nenkryetaret Muhamet Dervishi,Ramadan Basha Drejtorin sportiv Ilir Berisha Isa Hoda Visar Thaqi per bashkpunimin dhe korrektesin e treguar ,poashtu falenderoj tifozet per mbeshtetjen dhe perkrahjen,falenderim i veqant per lojtarët qe ju deshiroj shum suksese ne vazhdimesi.Faleminderit Koretin per mikpritjen. Me Respekt E.B”./Periskopi/

Shpërndaje në: