Edhe një vendim i papritur nga Trump – Largon sekretarin për Siguri Kombëtare, McMaster
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka larguar Sekretarin për Siguri Kombëtare, Herbert Raymond McMaster.
Trump e ka zëvendësuar atë me John R. Bolton.
Lajmin e ka bërë të ditur Trump përmes rrjetit social Twitter ku ka shkruar:
“Jam i lumtur të ju njoftoj se John Bolton do të jetë Sekretari i ri për Siguri Kombëtare. Unë jam shumë mirënjohës për shërbimin e gjeneralit H.R. McMaster i cili ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Ai do të mbetet gjithmonë miku im”.
McMaster, gjenerallejtënant në ushtrinë amerikane, dhe veteran i tri luftërave, është zyrtari më i fundit të cilit i është treguar dera nga Trump.
Këto shkarkime vijnë pesë muaj pasi që i pari i Amerikës e kishte quajtur kabinetin e tij qeveritar si grupi i njerëzve më të mirë që janë mbledhur ndonjëherë.




